Rastet e reja të të infektuarve me Covid-19 po shtohen me hyrjen e Vjeshtës, pas një zbutje që kishte vala e infektimit në javën e fundit të muajit Gusht.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 147 raste të reja me koronavirus nga 830 testime të kryera.

?67 raste në Tiranë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Berat, 10 raste në Shkodër, 9 raste në Fier, 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 raste në Kamëz, nga 4 raste në Kavajë dhe Vlorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Lushnje, Gjirokastër, 1 rast në Durrës, Vau i Dejës, Selenicë?.

Dy qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit Covid.

?Betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar dy qytetarë, një 59-vjeçar nga Tirana dhe një 73-vjeçar nga Elbasani?.

Numri i të shtruarve që kërkojnë një trajtim të specializuar mjekësor në dy spitalet Covid ka pësuar sërish rritje.

?Në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 199 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar?.

53 qytetarë janë shëruar, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë distancën, të vendosin maskat dhe të ruajnë higjenën personale.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/